Psikopatët dhe psikopatitë politike?!

31.08.2017 12:14:58

 Nga Skënder MULLIQI
Njerëzit lindin në shumicën e rasteve si çënje normale. Gjatë rrugëtimit jetësor njeriu pëson katarsisë për të mirë ose për të keq.Shumë qka mvaret nga rrethi ku jeton dhe vepron , si dhe nga edukimi familjarë.Në këtë proces jetësor në mbrendinë e çenjës së njeriut formësohet struktura psikologjike e tij .Shumë njerëz bëhën përsonalitete ashtu si edhe I ka hije njeriut , më kulturë dhe moral të nivelit të duhur . Njeriu I edukuar ka qendrim parimor dhe fuksionon të ai gjithqka conform moralit dhe përgjegjësisë .Kur superegoja e tij fillon të atrofohet ai fillon të sillet në mënyrë abnormale duke e humbur edhe ndjenën e përgjegjesisë dhe të fajit për qdo sjellje dhe veprim . Ai rebelohet, bëhët njeri konfliktuoz dhe i predisponuar për veprime devijante dhe destructive.Edukimi I drejtë I bazuar në dashuri për tjetrin ndikon në formimin e drejtë të përsonalitetit të njeriut.Fëmijët të cilët edukohen pa këto komponente shkojnë kah atrofia dhe degjenerimi. Kjo temë kërkon shtjellim shumë të saktë nga njerëzit profesinal . Duket së një pjesë e mirë e të rinjëve nuk e kan nivelin e duhur të edukimit nga familja dhe rrethi ku jeton .Shumë qka ka degjeneruar në shoqërinë tonë dhe kjo është duke lënë pasoja edhe në psikologjin dhe mënyrën e të jetuarit.Ky degjenerim më së shumti po theksohet në këtë klasë politike , e cila duket së shumica nuk e kan pasur edukatën e duhur famljare ,konformë sjelljës dhe veprimit normal si premisë kryesore e ndërtimit të një përsonaliteti.Në shoqërinë bashkohore ku edhe funksionojnë normat e caktuara,duhet ditë të bëhën dallimet e sakta së cilat janë vlerat dhe jo vlerat.Problem fillon të bëhët kur shoqëria fillon të bie në gjendje depresive,ku sundojnë jo vlerat dhe dehumanizimi.Sjelljet dhe veprimet tona duhet të jenë konformë rregullave ligjore dhe moralit.Procesi I civilizimit ka treguar në nevojën e ndryshimit pozitiv, edhe pse ky process bëhët ngadalë duke kaluar gjenerata të tëra.Për procese negative të mjaftueshme janë vëtem dy gjenerata… Të metat e njeriut komentohen edhe si pjesë psikopatike.E meta kryesore e njerëzve më predisponime psikopatike është jo komunikuese ne relacion më njerëzit tjerë.Të tjeret I sheh vwtem si objekte të pa rendësishme karshi të cilëve nuk e lidh asnje emocion.Të tjerët janë të rëndësishm për ta vëtem kur kan ndonjë interes.Njerëz më predispozicione psikopatke janë kjo elitë politike në pushtet.Këta nuk e kan dert për dëmin e madh që janë duke ia shkaktur shumicës.Nuk e kan ndjenjën e fajësisë dhe nuk po pendohen për veprimet e tilla të dëmshme .Kjo elitë politike janë një grup I njerëzve konfliktuoz, janë njerëz të cilët synim e kan futëjn e frikës karshi popullit, për të vazhduar lojën e tyre psikopatike deri në fund. Këta nuk po shihin asgjë problematike në sjelljet dhe veprimet e tyre antishtet dhe antipopull.Gjithmonë gjejnë arsyetime për veprimet e tyre destructive, për veprimet bizare, për veprimet shtypëse dhe tiranike.E zgjedhin mënyren e komunikimit sipas deshirës duke e mashtruar masën e gjerë qdo ditë e më shumë.Publikut të gjerë po I paraqten si njerëz të ditur , së këta gjoja janë shpëtimtarët e shtetit.Këta janë fati jonë I keq, por edhe fati të cilin e kemi zgjedhë vet.Gjithëqka që lihet në dorë të fatit nuk ka përfundim të mirë. Psikopatët dhe psikopatitë politike janë duke ia shtërnguar lakun në fyt gjithnjë e më shumë këtij populli…Athua deri kur ?!…