Publikohen pamjet e tmerrshme: Politikani indian ekzekutohet në mënyrën më barbare të...

Publikohen pamjet e tmerrshme: Politikani indian ekzekutohet në mënyrën më barbare të mundshme (Video, +18)

17.02.2017 00:11:25

Ish-drejtuesi i Kongresit në komunën e Bhiëandi-Nizmapur në Mumbai, Indi, Manoj Mhatre, është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në parkingun e shtëpisë së tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur disa perona të paidentifikuar i afrohen tinëzisht pas shpine politikanit indian derisa po futej në veturë, dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Por sikur kjo të mos u mjaftonte, ata më pas fillojnë ta godasin me shkopinj të drurit dhe me shpata të mprehta duke e masakruar në parkingun e shtëpisë.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se persona që e kishin sulmuar kishin vënë maska në kokë dhe kjo paksa po u vështirëson atyre punën në kapjen e autorëve të kësaj vepre makabre.

Vdekja e Mhatres është konfirmuar në spital, pasi ishte dërguar me urgjencë nga familjarët.