Punonjësi i Byrosë së Sigurimeve Milan Vukashinoviq, arrestohet nga policia serbe në...

Punonjësi i Byrosë së Sigurimeve Milan Vukashinoviq, arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

18.01.2020 17:25:42

Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Këtë e ka bërë të ditur Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Ai ka thënë se Vukashinoviq është arrestuar vetëm pse punon në një kompani kosovare.

“Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.  Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë.

Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç./