Putin: Vrasja e ambasadorit kishte për qëllim prishjen e raporteve Rusi-Turqi

20.12.2016 00:13:59

Pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov në Turqi, ka reaguar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se kjo vrasje kishte shkas prishjen e raporteve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë,

Putin e ka quajtur sulmin ndaj ambasadorit rus një provokim të qartë, që ka synim të ndikojë në procesin e normalizimit të situatës në Siri.

“Kjo vrasje është qartë një provokim për të dëmtuar përmirësimin e raporteve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë dhe dëmtimit të procesit për vendosjen e paqes në Siri, të drejtuar nga Rusia, Turqia, Irani dhe vendet e tjera të interesuar për normalizim të gjendje në Siri.” ka thënë presidenti rus.