“Qeveria dhe SHBA-të po përgatisin një plan për transformimin e FSK-së”

13.04.2017 22:38:30

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Qeverinë e vendit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke hartuar një plan për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“Ne jemi me një proces e sipër që të dalim me një plan veprimi të përbashkët që do të jetë edhe i miqve tanë amerikanë, edhe i Presidentit Thaçi edhe i Qeverisë së Kosovës, për atë se kur do të fillon procesi i transformimit të FSK-së”, ka thënë Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“A do të ndodhë fillimisht përmes një përpjeke në Kuvendin e Kosovës që të ndryshohet Kushtetuta, do të mbetet të shihet, por ka filluar një dialog mes Presidentit me pjesëtarë të komunitetit serb”.

“Thaçi është takuar me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, disa herë. Tash ka një qartësi të plotë si do të vazhdohet përpara”.