Qeveria e Kosovës ndan 9 mijë euro për shoqatat e familjeve e...

Qeveria e Kosovës ndan 9 mijë euro për shoqatat e familjeve e të zhdukurve

04.05.2017 09:31:52

Qeveria e Kosovës po ashtu ka ndarë 80 mijë euro për sanimin e kulmit të shkollës fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës.

Mjetet janë ndarë  për mbulimin e dëmeve që janë shkaktuar nga zjarri, pasi që është djegur 50 për qind e sipërfaqes së kulmit nga zjarri i shkaktuar ditë më parë.

Qeveria po ashtu ka ndarë 9 mijë e 600 euro, për Shoqatat familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për aktivitetet që kanë këto shoqata.

Qeveria po ashtu ka emëruar Bekim Hoxhën, drejtor të përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, për një mandat tre vjeçar.