Qeveria emëron Ferat Shalën ministër të Mjedisit

30.12.2016 10:36:26

Ferat Shala është emëruar ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Emërimi i tij në këtë post u bë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Kryeministri Mustafa ka thënë se emërimi i Shalës ministër i MMHP-së, është bërë në pajtim më partnerin në koalicion PDK-në.

“Në pajtim me partinë në koalicion PDK-në kemi vendos që Ferat Shala nga sot të jetë ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes se Ferid Aganit, Shala ishte emëruar ushtrues detyre i këtij dikasteri qeveritar.