Qeveria britanike në karantinë/ Pas kryeministrit Jonson, rezulton me koronavirus edhe një ministër

27.03.2020 15:22:34
LONDON, ENGLAND - MARCH 25: Prime Minister Boris Johnson on the telephone to Queen Elizabeth II for her Weekly Audience during the coronavirus (COVID-19) pandemic at 10 Downing Street on March 25, 2020 in London, England. (Photo by Andrew Parsons-WPA Pool/Getty Images)

Qeveria britanike po shkon drejt karantinës. Pas kryeministrit Boris Jonson edhe ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock rezulton me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Twitter duke thënë se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave të lehta shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”-shkruan 42-vjeçari në Twitter ku ka postuar dhe një video.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të izolohet për shtatë ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.

”Stafi në 10 Downing Street do të respektojë udhëzimet e Shëndetit Publik në Angli për kontaktin me Kryeministrin, dhe do të mbetet 2 metra larg tij nga të gjitha kohërat, në rast se ata kanë ndonjë kontakt me të”, tha një zëdhënës i Kryeministrit.