Qibrije Hoxha: Fushata po shkon ngadalë drejt përfundmit po edhe drejt ”pikës së vlimit”

15.10.2017 23:31:01

Po garojnë shumë parti, shumë kandidatë për asamble komunale, po zhvillohen shumë debate. Elektorati ka mundësi të vlerësojë vetë se për cilën parti dhe për cilët kandidatë për asambleistë do të votojë. Secila parti mendon se është më e mira, si dhe çdo kandidat për asambletë komunale lobon për vehte, si ato me orjentim të majtë dhe e djathta.
Meqenëse unë këtë muaj kam vazhduar qëndrimin tim në Kosovë për shkak se normal jam e interesuar se çfar po ndodh në vendin tim dhe për shkak se dëshiroj të jem afër ngjarjeve dhe fushatave natyrisht, si LDKiste po bëj një arsyetim se pse duhet të votohet LDK dhe kandidatët për asambleistë nga LDKja.
Natyrisht se unë loboj si LDKiste sepse jam pothuajse tre dekada LDKiste,sepse jam kryetare e Degës së LDK në Suedi, sepse besoj në idealin e LDKsë, sepse mbështes filozofinë politike të LDKsë, që është filozofi politike e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, sepse është parti me orjentim demokratik europjan dhe sepse kjo filozofi më bën të ndjehem mirë. Kjo filozofi politke e LDK më bën të besoj dhe të jetoj me vlera, kjo filozofi më bën të punoj gjithmonë me shpirt për vendin tim (mbasi që ”zemrën” na e ka përvehtësu VV …), sepse me shpirt, me zemër dhe me besë kam vepruar për 28 vite.
Kandidatët për kryetar të Komunave si dhe kandidatët për asambletë komunale nga LDK besojnë dhe veprojnë mbi të njejtat vlera dhe me besimin në filozofinë poltike të LDK.
Po them kështu për këto arësye: Kandidatët e LDK për kryetar të Komunave
Arban Abrashi – Prishtinë
Ing.Mal Lokaj -Deqan
Agim Veliu-Podujevë
Safet Kamberi – Mitrovicë
Lufti Haziri-Gjilan
Bekim Ermeni – Gjakovë
Muharrem Sfarqa- Ferizaj
Hatim Baxhaku – Prizren
Gazmend Muhaxheri- Pejë
Mehmet Krasniqi – Obiliq
Sokol Haliti- Viti
Shkëlqim Ejupi – Kaçanik
Burim Berisha- Fushë Kosovë
Xhafer Tahiri – Vushtri
Imri Ahmeti-Lipjan
Sami Kafexholli – Malishevë
Shaip Surdulli – Kamenicë
Salih Asllani – Therandë
Isa Fejzullahu – Skënderaj
Selim Shabani – Shtimje
Haki Rugova – Istog
Selim Kryeziu- Dragash
Tahir Isufaj – Junik
Bajrush Imeri – Novobërdë…janë njerëz modest, janë njerëz të matur dhe të durueshëm.
Këta kandidatë kanë kaluar nëpër shumë sfida gjatë historisë më të re të Kosovës duke kontribuar në mënyra të ndryshme për Pavarësinë e Kosovës, si nga koha e rezistencës të mosdhunës poashtu edhe nga koha e mbrojtjes së pragut të shtëpisë si luftëtar të UÇK.
Por nuk është vetëm kjo arsyeja se pse këta kandidatë janë të denjë që të udhëheqin me komunat e Kosovës.
Arësyeja është shumë më e madhe.

Këta kandidatë posedojnë së pari vlera si njerëz e pastaj edhe aftësi menaxheriale.
Këta kandidatë kanë pjekuri poltike për të angazhuar bashkëpuntorë ekspertë të lëmive të ndryshme për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Këta kandidatë janë të matur, flasin pak, dallohen në debate se nuk injorojnë bashkëbisedues, veçohen për respekt për bashkëbiseduesit, nuk janë agresiv dhe nuk e ofendojnë tjetrin.

Këta kandidatë, anëtarë të devotshëm të LDK, të cilët besojnë në LDK dhe respektojnë elektoratin e vet besnik kurrë nuk kanë dale kundër shtëpisë së LDK në këtë Kosovë të vogël, për ta përçarë elektoratin dhe për të rrënuar themelet e LDK.

Këta njerëz si të gjithë ne, kanë vërejtje, kritika dhe mospajtim me shumë çka në parti, por jo me qëllim që ta shkatërrojnë atë, përkundrazi për ta ruajtur sa më të bashkuar.

Kandidatët e LDK për kryetarë komunash dhe kandidatët për asamble komunale nuk janë të lidhur me qarqe të dyshimta kriminale, as tash, as më herët as kurrë…

Kandidatët e LDK që kandidojnë në këto zgjedhje komunale punojnë për sundim të ligjit dhe nënshtrohen ligjit si çdo qytetar i ndershëm.

Këto përcaktime dëshmojnë se të tillët në pot ë njejtën mënyrë punojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës në komunat e Kosovës. Dhe pikërisht këto vlera janë garancë se kandidatët e LDK ashtu siq ditën ta formojnë shtetin, me përvojën e fituar dijnë që ta menaxhojnë komunën me punë, organizim të mirë, urtësi, profesionalizëm dhe ndershmëri.

Urime dhe suksese në ditët festive të mbetura të fushatës zgjedhore!

Votoni kandidatët e LDK për kryetarë komunash si dhe kandidatët për asambletë komunale!