Qumështorja Vita gëzon fëmijët e ‘Down Syndrome Kosova’ për festat e fundvitit (Video)

21.12.2017 14:03:01

Qumështorja Vita organizoi sot një festë me fëmijët e shoqatës ‘Down Sindrom Kosova’, në “Dardha Play Land”.

Fëmijët të prekur me këtë sindromë pranuan dhurata nga qumështorja Vita, si dhe u fotografuan me babagjyshin e Vitit të Ri.

Argjira Lluka, nga qumështorja Vita tregoi se ky është viti i parë që kanë ndërmarr një iniciativë të tillë, duke i bërë bashkë të gjitha qendrat e Kosovës me fëmijët e prekur nga ky sindromë.

“Sot kemi ardhur që të festojmë festën e Vitit të Ri bashkë me fëmijët e qendrave të ‘Down Syndrome Kosova’, pra janë fëmijët e të gjitha qendrave të Kosovës. Iniciativa është marrë duke e parë që vitet e kaluara ne kemi qenë prezent në qendrat e tyre, kemi bërë dhuratat e njëjta, mirëpo ambientet janë të vogla, janë pa kushte, atëherë kemi vendosur që t’ua organizojmë një festë më të madhe, ku ata mund të luajnë, të shoqërohen njëri me tjetrin dhe të bëhen një grup më i madh ku të kenë aktivitet të ndryshme”, ka thënë Lluka.

Ndërsa, terapistja e zhvillimit në qendrën e ‘Down Sindrome Kosova’, Marigona Sadiku,  tha se ky aktivitet përfshin dhurata dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.

“Meqë jemi tek festat e fundvitit dhe meqë po i afrohemi “Down Syndrome Kosova’ me një ftesë nga qumështorja Vita, sot po organizon një aktivitet shumë të madh për disa qendra të sindromit Down siç janë qendra kryesore Prishtina, Prizreni, Mitrovica dhe Ferizaj. Gjithashtu do të bëhet edhe shpërndarja e dhuratave dhe lojëra të ndryshme për festat e fundvitit”, tha ajo.

Shqipe Shabani, nëna e një fëmije të prekur me këtë sindromë falënderoi shoqatën ‘Syndrome Down Kosova’ dhe qumështoren Vita për këtë organizim.

“Falënderoj shumë shoqatën Down Syndrome Kosove” që e bën krejt këtë punë shumë të mirë për këta fëmijë… Qumështorja Vita paska bërë një organizim shumë të mirë’, u shpreh Shabani.