Rama dhe Tsipras takohen në Davos, kotzias konfirmon bisedimet e dy kryeministrave të enjten

22.01.2018 22:58:53
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar sot në Bruksel se Greqia dhe Shqipëria kanë bërë hapa të mëdha në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara këtë fundjavë në qytetin e Korçës.
Kotzias ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Europian që janë tepër të interesuar për ecurine e Shqipërisë, për takimin e Korçës si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat si të suksesshme.

Ai deklaroi se e vlerëson shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon me hapa të guximshme për të përmbushur ato për të cilat është rënë dakord, ashtu siç duhet të bëjë edhe pala greke.