Rama në Beograd nuk ishte heroi, ishte një palaço me të cilin tallej vazhdimisht Vuçiqi

14.10.2016 13:22:08

Gjatë ditës së djeshme ka pasur komente të ndryshme lidhur me debatin ndërmjet Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, që kryesisht e heroizonin kryeminstrin e shtetit shqiptar. Mirëpo, në fakt, Edi Rama u përqesh nga Vuçiq, edhe pse tezat që shtronte kryeminstri Rama ishin në përputhje me tezat e Beogradit për Trepçën dhe për listat e të akuzuarve për krime.

Nga Rexhep Kastrati

Në Forumin për Siguri në Beograd, ku u diskutuan shumë tema në marrëdhënet shqiptaro-serbe, përfshirë edhe ato që janë aktuale si puna e Trepçës dhe e Nehat Thaçit, ra në sy edhe tallja e vazhdueshme e Vuçiqit me Edi Ramën, si dhe ironitë e tij me të. Gjatë tërë kohës, Edi Rama e bënte të madhin si dhe u bënte karshillëk institucioneve ndërkombëtare, siç është BE, kurse kësaj i përgjigjej Vuçiq duke e paraqitur veten të vogël dhe përgjërues gati në ngashërim ndaj institucioneve ndrëkombëtare. Në fakt, kjo ishte mënyra diplomatike e përqeshjes dhe e talljes që Vuçiq i bënte gjatë tërë kohës Edi Ramës.

Duke folur për krizën e refugjatëve, Edi Rama lëshon akuza ndaj BE-së: “Për mua kjo krizë ka qenë një nga shembujt se si Bashkimi Evropian nuk ishte Bashkimi Evropian në atë moment.”, Kurse Vuçiq, ia kthen me të parën: “Unë jam vetëm një njeri i vogël nga Ballkani, si qytetar i zakonshëm, mund të them se edhe më tej brengosem”. Pra derisa Edi Rama i mban ders BE-së se si nuk ka qenë ajo që duhet të jetë, Vuçiq shprehet me një modesti diplomatike, me nivelet e një qytetari të zakonshëm, për të vënë në pah edhe më shumë arrogancën e Edi Ramës.

Edhe në rastin e Trepçës, Vuçiq e vuri në lojë Edi Ramën, sepse edhe e përqeshi nivelin e tij, edhe ia ktheu me volej, nëse mund të përdoret një term sportiv në këtë rast.

“Qëndrimi im është se sa më shpejt që Serbia e njeh Kosovën, do të ishte për të gjthë më mirë. Trepça është minierë në terrotorin e Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj. A do të vendosë mbi të ekonomia apo politika? Duket si çështje triviale, por nuk është.” – ka thënë Edi Rama, kurse Vuçiq ia ka kthyer me modestinë e tij: “Edi është politikan shumë më i mirë se unë. Nuk kam dashur të flas keq as për njerëzit në Prishtinë, nuk jam i tillë, Pak më tepër se ai di për Trepçën. Prshtina ka bërë gjënë m të rëndë kur është fjala për ekonominë dhe zhvillimin e Trepçës. A janë munduar që të gjejnë qoftë edhe një serbi cili do të pajtohej me të? Jo, as nuk kanë dashur të biseodjnë me serbët të cilët punojnë në Trepçë. Mua edhe më tej nuk më është e qartë pse e kanë bërë këtë. Nuk mund të analizohen të gjitha nga pikëvështrimi nacional.”. Pra, ai idrejtohet me ironi dhe me mospërfillje në mënyrën e tij, duke vazhduar ta theksojë, në fakt, vogëlsinë e Edi Ramës, e pastaj nga pozitat e njeriut të vogël, Vuçiq i tregon se ai di më shumë se Edi për Trepçën, duke e zhveshur fare nga petku i politikanit. Edhe trajtimin e Edi Ramës që ia ka bërë Trepçës, për të cilën nuk tha se është pronë e Kosovës, por vetëm se gjindet në Kosovë, si të ishte një kamion, dhe se aty janë qytetarët pavarësisht a janë shqiptarë apo serbë. Dhe pikërisht këtu u kap Vuçiq dhe i tha se asnjë serb, pra asnjë qytetar serb të veriut nuk e ka gjetur Prishtina që do të pajtohej me qasjen që ka ajo për Trepçën. Në këtë mënyrë. një çështje të pastër si loti, nga çështje pronësoro-juridike dhe prnësoro-ekonomike e ktheu një çështje triviale, ku një pakicë minore mund duhet të bllokojë vullnetin dhe të drejtën e shumicës absolute. Në fakt, ajo që ka thënë Edi Rama për Trepçën, është pikërisht ajo që thotë edhe Serbia: Serbia nuk mohon se Trepça është në trollin e Kosovës, por po ashtu, thotë se Prishtina nuk ka pyetur punëtorët dhe qytetarët serbë të veriut për ligjin për Trepçën. Ajo që ka thënë Edi Rama është që shteti i Kosovës të pranojë se pa vullnetin e serbëve nuk mund të bëjë gjë.

Edhe në rastin e Nehat Thaçit, Vuçiq e ktheu në avantazh për veten, pasi që duke mohuar se e ka në dorë dosjen e tij, dhe duke mohur se kjo është bërë për arsye politike, po ashtu kërkoi paralelizim, pra që pastrimi i listave të bëhet bashkërisht. Kjo do të thotë që Serbia heq listën, nëse edhe të tjerët, pra edhe Prishtina heq listën e atyre që kanë bërë krime në Kosovë. Kjo do të thotë të barazosh kriminelët me viktimat e tyre.