Ramos: Do të isha i lumtur nëse Barça humb sonte

Ramos: Do të isha i lumtur nëse Barça humb sonte

08.03.2017 18:05:52
Ka qenë përsëri ish-mbrojtësi i Sevilla-s ai që ka realizuar edhe golin e dytë për “Los Blancos” para se Alvaro Morata të fiksonte shifrat në 3-1 (6-2 rezultati i përgjithshëm). “Një javë më parë kritikët më kanë sulmuar, për këtë arsye nuk dua të them se jam një hero pas këtyre dy golave”, ka thënë spanjolli. “Megjithatë, nuk kishte një mënyrë më të mirë për të festuar 100 ndeshje në Europë se kjo”. Më pas Ramos ka kritikuar lojën e ekipit: “Kemi vuajtur shumë në pjesën e parë. Nëse do ta dinim formulën për të luajtur gjithmonë mirë, gjërat do të ishin më të lehta. Jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas planeve, por kur luan me mentalitetin e duhur gjithçka bëhet më e lehtë”. Në fund madrileni ka pasur një mesazh edhe për rivalët e Barcelona-s. “Do të isha më i lumtur nëse Barça humbet, do të bëja gjumin më të qetë”.