Ramush Haradinaj:Perkujton Bekim Berishen dhe shokët e tij

Ramush Haradinaj:Perkujton Bekim Berishen dhe shokët e tij

10.08.2019 10:02:09

Kministri në largim, Ramush Haradinaj, kujtoi 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se këta dëshmorë u shndërruan në shembull për ushtarët tjerë se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë.

“Sakrifica e shqiptarëve për liri, ndër breza ishte unike dhe njohu trima të rrallë. 21-vjet më parë ranë heroikisht në fushën e nderit Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi, të cilët ishin rreshtuar me luftën çlirimtare për t’u shndërruar në shembull për ushtarët tjerë, se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë. E

dhe pse me çmim shumë të lartë, ideja që edhe ne të jetojmë të lirë, si popujt tjerë, nuk ndaloi, deri në jetësimin e saj të plotë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj,