Raportet Kosovë-Serbi, rruga evropiane e Ballkanit – Çfarë do të përmbajë deklarata e Samitit të Sofjes?

13.05.2018 12:08:51

Një tjetër seri e premtimeve evropiane do të arrijë në adresën e Ballkanit Perëndimor gjatë javës që po vjen, nga kryqyteti i Bullgarisë.

detyrueshme me Prishtinën. Ndër të tjera theksoeht se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për raporte të mira fqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”, thuhet në raportin e gazetës së Serbisë.

Sa i përket marrëveshjes përfundimtare, edhe Komisioni Evropian ka kërkuar që një gjë e tillë të arrihet deri në fundin e këtij viti.

BE-ja gjithashtu pritet të konfirmojë dhe ta forcojë angazhimin për transformimin politik, ekonomik dhe social në rajon, dhe nëpërmjet rritjes së asistencës financiare dhe teknike do të reflektojë progres në sundimin e ligjit në Ballkan.

Tutje theksohet se zbatimi efektiv i reformave duhet të bazohet në demokrcai, sundim të ligjit, respektim të të drejtave të njeriut, dhe të pakicave.

Shtetet pjesëmarrëse do të ndërmarrin hapa edhe për të përmirësuar gjendjen në transport, energji, sferën socio-ekonomike, dhe investimet.

Gjithashtu pritet të konfirmohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit, dhe politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë.

Samiti në Sofje do të mbahet më 17 maj