RDK: Të shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë lojë tjetër

21.07.2016 11:24:37

Kanë filluar reagimet e partive politike që nuk ishin pjesë e bisedimeve për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Rilindja Demokratike Kombëtare, duke e përshëndetur marrëveshje thotë se shpreson që mos ketë ndonjë lojë tjetër.

”Rilindja Demokratike Kombëtare përshëndet përfundimin e lojës dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe rekomandimeve të Raportit Pribe, dhe shpreson se këta aktorë politik nuk do të rinisin ndonjë lojë tjetër. Të gjitha tentimet e manovrimit politik për përfitime të ulëta partiake kanë kosto të lartë për vendin, rajonin, dhe komunitetin ndërkombëtarë, dhe për këtë arsye duhet zero tolerancë për çdo tentim për të rinisur ndonjë lojë tjetër. Vendi dhe rajoni në përgjithësi kanë nevojë për zgjidhje të përhershme dhe jo marrëveshje për hirë të marrëveshjeve, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë duhet të tregojë zero tolerancë për të gjith këta aktorë që luajn me fatin e një populli, por pse jo edhe me fatin e njerëzimit në përgjithësi. Koha e lojërave patjetër të përfundojë. Kemi shumëçka për të humbur nëse tolerohen edhe më shumë. ” thuhet në reagimin e dërguar nga Rilindja Demokratike Kombëtare.