Reagim: Social-demokracia perëndimore është për forcimin e shtetit e jo për rrënimin e tij

17.10.2016 20:00:38

Nga Rexhep kastrati

Faton Topalli nga Zvicra, që jeton në luksin dhe standardin jetësor dhe të demokracisë perëndimore, që është me punë të përkohshme edhe në Kuvendin e Kosovës, ia paska qarë hallin punëtorëve, pensionistëve dhe të kategorive që udhëheqësi shpirtëror i tyre, Enver Hoxha, i quante klasë e proletaritatit, dhe që në emër të tyre kishte vendosur një diktaturë me të cilën ua nxori tëmblin e nënës. Në dersin që ua paska mbajtur, paska thënë se vetëm sekta ku bën pjesë qenka angazhuar për pensionet dhe për padrejtësitë ndaj punëtorëve. Nuk e di a e dinte ai se pensionistët dhe punëtorët e dijnë se ky veç ka rrejtë dhe ka shitur përralla, sepse e vërteta është krejt ndryshe, pasi që me angazhimet e saj, kjo sektë ka dëmtuar pronën e punëtarëve, ka dëmtuar pronën publike, ka dëmtuar pronën shtetëtrore dhe ka dëmtuar pronën private. Në anën tjetër, nuk di e di ky farë zvicrani që vjen me punë të përkohshme në Kuvendin e Kosovës se pensionistët e Kosovës kanë shoqata e sindikata që kanë folur dhe flasin në emër të tyre dhe kanë bashkëpunuar me Minstrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që drejtohet nga ministri Abrashi për hartimin e skemës dhe kategorizimit pensional, pra edhe Ligjin e pensioneve. Dhe këta, po, këta e dijnë se kush i ka mbrojtur, kush mbron dhe kush i ka realizuar dhe po i realizon interesat e tyre, me punë e jo me pallavra.

Edhe diçka sa për përkufizim: meqë Faton Topalli përmendi orientimin ideologjik social-demokrat të sektës okulte të Albinit, po ia kujtoj se social-demokracia perëndimore, pra edhe ajo e Zvicrës ku jeton, anagzhohet për forcimin e institucioneve të shtetit, e jo për rrënnimin e tyre.