Reagim: Vërshohet Anadrinia Qytetarët ankohen, komuna fle

16.08.2018 11:04:34

Në lidhje me situaten e djeshme, më shirat që ranë edhe vërshimet që ndodhen në anen e Anadrinisë, në Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq, Velezhe, ndodhen shumë vërshime. Qytetaret kërkuan ndihmë nga Komuna dhe institucionet përgjegjese, mirëpo kërkesa e tyre u morë parasyshe. Zyrtaret përgjegjës si duket ishin fjetur, telefonat e mbyllur, ose  ishin  edhe të dehur nga ahenget e përditëshme. Zyrtarët komunal nuk u dolen në ndihme qytetareve, sepse janë të paaftë për detyren që kanë pranuar,  shkruan :

DEGA E AAK-së Prizren

Zyra për informim

Është shqetësuese gjendja në fshatrat e Anadrinisë: Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq, Velezhe.

Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët  kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre.

Personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin.

E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.

Zyrrtarët Komunal sigurisht disa kanë ik në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë “dehur” nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat.

Zyrtarët Komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të painteresuar që të ju dalin në ndihmë qytetarëve.

Dega e AAK-së në Prizren kërkon reagim urgjent të institucioneve përgjegjëse në këto fshatra.