Real Madrid – Barcelona, caktohet gjyqtari për “El Clasico”

13.12.2017 14:18:19

Jose Maria Sanchez Martinez do të jetë gjyqtar i ndeshjes Real Madrid – Barcelona.

La Liga ka caktuar gjyqtarin për ndeshjen Real Madrid – Barcelona.

Jose Maria Sanchez Martinez do ta ndajë drejtësin në El Clasicon e 23 dhjetorit.

Sanchez Martinez, vetëm 34 vjeç, dy vite më parë ka filluar t’i drejtojë ndeshjet në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Por, ky nuk do të jetë El Clasico i tij i parë në karrierë pasi ai ishte gjyqtar i ndeshjes së kthimit në Superkupën e Spanjës.

Ndërsa, ky do të jetë El Clasico i tij i parë në La Ligë.