Reali arrin marrëveshje me sulmuesin e Portos për 58 milionë euro

09.01.2017 01:04:31

Real Madrid arrin të sigurojë blerjen e parë për sezonin e ardhshëm. Skuadra spanjolle dhe Porto kanë arritur marrëveshjen për Andre Silvën.

Sipas asaj që shkruan Daily Star, Real Madrid dhe Porto kanë rënë dakord që, Andre Silva të kalojë në Santiago Bernabeu për 58 milionë euro.

Silva konsiderohet si një nga sulmuesit e të ardhmes dhe është pjesë e formacionit të parë edhe te Kombëtarja e Portugalisë.