Reforma Zgjedhore/ Yuri Kim: Jo çdokush do marrë atë që dëshiron, sot u bë më shumë përparim

29.05.2020 18:09:40

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim foli për Reformën Zgjedhore, ku vlerësoi përparimin dhe shtoi se nga finalizimi kanë mbetur edhe 2-3 çështje të pazgjidhura.

Në Twitter, ajo e bëri të qartë se jo çdokush do të marrë atë që dëshiron.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur me COVID).

Jo çdokush do të marrë gjithçka që dëshiron – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni 🇦🇱!”, shkroi Yuri Kim.