RËNDËSIA E ‘RIKVERCIT’ NĒ POLITIKË!

24.01.2020 11:07:49

Nga: Ahmet Asani

Shpejtësia apo marshi i ngasjes – grahjes së makinave prapa, apo siç pëdoret në Kosovë e vise ‘Rikverc’ – R*, fjalë kjo nga gjermanishtja ( Rückwärts-ngasje te prapa), është marsh i rëndësisë së veçantë! Shoferëve të ri shpesh ju ndodh qê mos ta gjejnê fare marshin e ‘rikvercit’! Ajo të cilën nuk ia kisha preferuar askujt të papërvojê, ështê që mos t’i rrehet mendja të provoj t’i grah makinës me rimorkio në ‘Rikverc’!

Nejse, muhabetin për marshin e ‘rikvercit’, në fakt e nisa për me dal te rëndësia e përdorimit tê ‘rikvercit’ në politikë! Mendoj se një subjekt politik i cili nuk di ta përdor ‘rikvercin’, ose më e keqja di por nuk ia lejon programi që ta përdorë, dhe për të dal në rrugë të Zotit çdoherë i duhet të sillet rrotull, ose të shtyjë çka të gjej anash e para vetes, më mirë i bie që ta lë zanatin e politikës!

Ne histori dihen shumë raste kur subjekte e politikajë tê caktuar, nuk kanë ditë të ndalen, por u kanë grahê makinave të tyre politike deri sa kanê prish shtete e kontinente! Historia na mëson për politikajë e makineri politike të cilat kanë shkuar aq larg, sa që i kanë bërë proceset ireversibile – të pakthyeshme!

Dihet fundi i historisë së politikave pushtuese e gjenocidale të cilat nuk kanë ditë për ndalesa e kêthim prapa! Mendoj se fjala “rückwärts” apo ‘rikverc’ siç theksohet në Ballkan, pêr shumê popuj duhet tê jetê fjalë e shenjtë! Mendoj se kjo fjalë gjermane duhet të jetë e shenjtë edhe për popullin shqiptar i cili nuk ka bërë gjenocid e nuk ka vrarë popujt tjerë, por që ideologjitê e politikat vetvrasëse e kanë detyruar ta lëshoj vendin dhe të vetvritet duke ikur nëpër detëra e lumej të huej!