Reportazhi nga televizioni italian për terrorizmin në Kosovë, nuk paraqet gjendjen reale, tha policia e Kosovës

27.10.2016 15:58:03

Policia e Kosovës ka reagua lidhur me publikim e një artikulli nga televizioni italian lidhur me një kamp të terrorizmit në fshatin Debëllde të Kosovës.

Sipas policisë se lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Kosovë. Në reagim thuhet se masat e marra nga institucioneve e Kosovës dhe arrestimi i disa personave të dyshuar që merren me rekrutim të terroristëve paraqet gjendje tjetër në krahis me dy vite më parë.

“Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se lajmi i publikuar nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligjzbatuese, duke përfshirë edhe arrestimin e personave të dyshuar  që merreshin me rekrutim, si dhe të atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, kanë rezultuar që sot të kemi një gjendje krejt ndryshe në aspektin pozitiv krahasuar me dy vite më parë”, thuhet në reagim, përcjell lajmi.net.

Polica vlerëson se sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, si të nivelit qendror po ashtu edhe të  atij lokal, dhe shoqërisë në përgjithësi, ka ndikuar që të parandalohen rastet e tilla, të kemi një situate mjaft të mirë dhe stabile në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe fshatin Debëllde të cilës i referohet lajmi që aktualisht ka paraqitur lajmin e disa viteve të mëhershme e jo të gjendjes së tanishme.

“Pra, rikonfirmojmë se situata e paraqitur në lajmin e publikuar nuk paraqet gjendjen reale të Kosovës dhe të fshatit në fjalë, në të cilin nuk kanë ekzistuar asnjëherë kampe të rekrutimit, siç paraqiten në lajmet e publikuara si vend me kampe rekrutimi të ISIS-it, por vite më parë ka pasur raste të shpërndarjes së ideologjisë fetare ndaj të cilave ka ndërmarrë veprime Policia e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e policisë.