Retorika midis Beogradit e Zagrebit tregon se lufta nuk ka mbaruar, është vetëm pauzë

01.08.2016 11:41:04

Ish-ambasadori i Serbisë në Kroaci, gazetari Radivoje Cvetiqanin, ka thënë se retorika në relacionin Beograd-Zagreb sugjeron sikur lufta nuk ka mbaruar përfundimisht dhe se ka vetëm “pauzë”.

“Kriza aktuale në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve është prodhim i raporteve të brendshme në Serbi dhe Kroaci”, ka thënë Cvetiqanin për radion e Podgoricës “Antena M”, transmeton Indeksonline.

Tutje ai ka thënë se është një zhvillim i rrezikshëm i ngjarjeve dhe është koha për të parandaluar shkallëzimin e mëtejshëm.

“Nga Zagrebi mund të presim disa tensione si dhe pakënaqësi historike por konsiderojm se zgjedhjet në Kroaci mund të sjellin përmirësim në marrëdhëniet me Serbinë.