Holandë: Arrestohet personi që bërtiti “bombë” në autobus

01.08.2016 11:23:30

Është arrestuar personi i dyshuar i cili ka bërtitur “bombë” në një autobus në Holandë.

Policia ka ndaluar autobusin në një autostradë në afërsi të Amsterdamit, meqë rast një njëri i “hutuar” është arrestuar.

Pas raporteve të javës së kaluar është njoftuar që në afërsi të aeroportit Shipol ka përforcuar kontrollet e automjeteve, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ky incident ka shkaktuar një bllokim në një nga rrugët kryesore të Holandës. Pas sulmit të ekstremistëve islamike në Francë, Belgjikë dhe Gjermani, Holanda është konsideruar si një objektiv të mundshëm për shkak se ajo e mbështet operacionin ushtarak kundër vendeve islamike në Lindjen e Mesme.