Rinas, ekstradohet nga Italia trafikanti lushnjar i femrave

10.01.2018 19:41:20

Nga Italia është ekstraduar sot shtetasi Arben Biçaku nga Lushnja, i cili ishte dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucion.

Biçaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me burg.

Ekstradimi i Arben Biçakut nga Milano u krye në bashkëpunim me Interpol Tirana.

“Arben Biçaku në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin E.B, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune A.M dhe shtetasen moldave S. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tone”, sqaron policia.