Rinovoi me Dortmund, por Weigl mbetet objektivi nr. 1 i Barça-s

28.12.2016 21:22:00

Rinovimi i Julian Weigl te Borussia Dortmund deri në vitin 2021 ishte një shenjë besimi si dhe një tabelë stopi për ekipet e interesuar. Por ekipeve të interesuar me sa duket nuk i intereson aspak rinovimi i Weigl me BVB. Gazeta sportive spanjolle AS raporton gjatë së mërkurës se 21 vjeçari do të jetë objektivi kryesor i FC Barcelona për merkaton e ardhshme të verës. Drejtuesit katalanas e duan me çdo kusht në ekip mesfushorin me tipare defensive. Ai duhet të jetë zëvendësuesi i Sergio Busquets në të ardhmen, bashkë me Andre Gomes dhe Sergi Roberto.AS përveç kësaj shkruan edhe se Barça duhet të luftojë me Manchester City për talentin.

Dihet tashmë që Pep Guardiola është një tifoz i lojtarit. Trajneri spanjoll thuhet të ketë urdhëruar drejtorin sportiv të Qytetarëve Txiki Begiristain për të studiuar mundësitë e transferimit të Weigl. Përveç Manchester City dhe Barcelona thuhet të jenë të interesuar edhe gjigantët e Real Madrid. Mbetet për t’u parë se ku do të shkojë lojtari. Por me shumë siguri potenciali i tij është vënë re nga elita evropiane dhe për të do të luftohet gjatë verës.