Ronaldo – Cagliari, lajm interesant nga Italia (FOTO)

01.10.2016 13:25:40

Cristiano Ronaldo ia solli një përforcim ekipit të Cagliarit.

Bruno Alves ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo e bindi që të transferohej në Cagliari.

Reprezentuesi portugez u transferua tek skuadra nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, ai ka njoftuar se Ronaldo e mbështeti që të luajë për Cagliarin.

“Cristiano Ronaldo më ka thënë se Cagliari ishte zgjedhja e duhur dhe se Sardenja do të jetë një vend ideal për të jetuar”, deklaroi Alves për mediat italiane.

“Ai më ka shtyrë që të pranojë transferimin në Cagliari e po ashtu në Itali ka mbrojtës të mirë dhe me personalitet”, theksoi ai.