Rrëzimi i Qeverisë edhe si mënyrë për të penguar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit

08.05.2017 12:55:57

Nga Rexhep Kastrati

Sa herë që po bëhet fjalë për rrëzimin e Qeverisë, emri i Astrit Deharit lakohet me qëllim frymëzimi, marshi e ksuhtrimi, ashtu siç u përdor vdekja e tij po për këtë qëllim. Kështu po ndodh edhe tash, kur Kadri Veseli është në kurthin që ka ngritur vetë: të demaskimit të plotë se mbrapa lojërave të rrezikshme për vendin fshihet edhe ai.

Para pak ditësh u mbajt një protestë e dhunshme e sektës okulte të Albinit, me ç’rast ka pasur dëme materiale, por edhe përleshje me policinë e shtetit. Dhe kjo protestë ishte organizuar në emër të Astrit Deharit, por që nuk kishte për qëllim zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e tij, por për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje, e që do të ishte hap drejt destabilizimit të vendit.

Sekta okulte e Albinit edhe dje ka deklaruar se është e mobilizuar për të penguar procedimin e Demarkacionit në Kuvend, e që do të thotë është gati të përdorë të gjitha mjetet dhe mënyrat për të destabilizuar vendin.

Dhe sikurse rastin e Astrit Deharit, edhe çështjen e demarkacionit e përdor si pretekst për të destabilizuar vendin.

Sekta okulte e Albinit dhe jo vetëm ajo kanë frikë nga e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit, sepse ata e dinë këtë të vërtetë më mirë dhe më plotësisht se të tjerët. Prandaj, edhe është tepër shumë e interesuar që kjo e vërtetë të mos dalë kurrë.

Dhe pikërisht në këtë kontekst janë shfaqur gjoja kërëcnime ndaj Dardan Molliqajt, i cili, edhe nga ditari i Astritit del shumë i implikuar rreth tij, përkatësisht rreth garantimit se për prova do të angazhohej Lëvizja.

Sipas informacioneve zyrtare të bëra publike, po priten vetëm rezultatet nga Vjena për të përmbyllur në tërësi edhe profesionalisht hetimet për vdekjen e Astrit Deharit. Dhe afrimi i ditës kur do të mund të bëhej i plotë versioni zyrtar për vdekjen e Astrit Deharit, duket se po i çon peshë pjesëtarët e sektës okulte të Albinit dhe jo vetëm atë.

Rrëzimi eventual i Qeverisë, shpërndarja e Kuvendit do të bllokonin shumë procese, e ndër to edhe zbardhjen e plotë të të vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit. Prandaj, po lakohet dhe po përdoret edhe emri i tij në përpjekje për ta përmbysur shtetin.

Megjithatë, përkundër panikut nga e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit, dhe e cila do të hidhte dritë edhe mbi vdekjen e Arbnorit, sekta okulte e Albinit dhe të tjerët po përpiqen kot që të pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi që kanë dështuar në të gjitha mënyrat, madje edhe me të ashtuquajturin raport i mjeko-logjor të të ashtuquajturve mjekë të pavarur, e të cilin kurrë nuk ma kanë parë sytë të plotë.

Përkundër këtyre, ashtu siç kam thënë edhe më parë, nëse sekta okulte e Albinit, e sidomos Dardan Molliqaj duan të rihapin debatin për vdekjen e Astritit, edhe mund ta rihapim, por çka mund të dalë pastaj, mbetet në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre.