Rritet numri i gjermanëve që i bashkohen ISIS-it

17.08.2016 20:06:58

Numri i simpatizantëve terroristë, të cilët po largohen nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës së Shtetit Islamik (ISIS) për pushtet në Lindjen e Mesme, është rritur këtë vit, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi sekret gjerman.

Me 20 korrik, rreth 840 burra dhe gra kanë lënë Gjermaninë për të udhëtuar drejt fushëbetejës së grupit ekstremist në Siri dhe Irak, rreth 20 persona më shumë në krahasim me numrin e të larguarve në maj, sipas shifrave të përpiluara nga shërbimi i brendshëm sekret gjerman, BfV, transmeton atsh.

“Në fund të vitit 2015, rreth 760 islamistë u drejtuan për në Siri dhe Irak nga Gjermania”, tha BfV në përgjigje të pyetjes së Partisë Die Linke.