Rritet rreziku me Korenë e Veriut, duket e afërt lufta me ShBA

03.12.2017 19:10:08

Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare paralajmëroi se kërcënimi ndaj një luftë të mundshme mes Koresë së Veriut ShBA, po rritet gjithnjë e më shumë. Pas testimit të fundit të raketës bërthamore nga Peniani, Uashingtoni i bën thirrje Kinës të ndalojë importin e karburantit më Korenë e Veriut, pasi në mungesë karburanti nuk do të mund të hedhin më raketa të tjera nënvizoi Këshilltari Mek Master

Rreziku i luftës me Korenë e Veriut po rritet çdo ditë e më shumë, deklaroi këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare.  McMaster paralajmëroi në Forumin e Mbrojtjes, se regjimi i Kim Jong-un është kërcënimi më i madh i SHBA dhe rrezikojnë një luftë të mundshme në çdo kohë, transmeton oranews. Zyrtari i lartë nënvizoi se Koreja e veriut dhe SHBA janë tashmë në një garë të vërtetë.  I pyetur rreth testimit të fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut, McMaster tha se presidenti i SHBA Donald Trump është i angazhuar për shkatërrimin e programit bërthamor të  gadishullit Korean.

Megjithatë ai nënvizoi se konflikti i armatosur nuk është e vetmja zgjidhje për këtë çështje, por sipas tij ka disa mënyra të tjera për ta trajtuar këtë problem. Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong UN, po afrohet dhe madje me ritme të shpejta drejt SHBA dhe ne nuk kemi shumë kohë për të vepruar, deklaroi MekMaster.  Ai tha se Kina duhet të ndërpresë urgjentisht importet e naftës me Korenë e Veriut, pasi nuk mund të hidhet një raketë pa karburant, dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë tha këshilltari i sigurisë së administratës Trump.

Ndërkohë Agjencia e ngarkuar për mbrojtjen e SHBA’së nga sulmet me raketa është duke kërkuar në bregun perëndimor Korean, për zona në të cilat mund të  vendosen mbrojtje të reja kundër raketave. Këto lëvizje vijnë pasi testet e raketave të Koresë së Veriut kanë sjellë shqetësim për Shtetet e Bashkuara kundrejt një sulmi të mundshëm.