Rritet vetëdijësimi për parandalimin e duhanpirjes

Rritet vetëdijësimi për parandalimin e duhanpirjes

24.02.2017 10:42:03

Ligji për ndalimin e duhanit në hapësirat publike dhe të brendshme edhe pse nuk është duke u respektuar shumë, ai ka rritur vetëdijen qytetare për dëmin që shkakton duhani.

Arben Lila, anëtar i Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC), ka bërë me dije se Kosova është pranuar në Rrjetin Evropian për parandalimin e duhanpirjes. Ai ka thënë se ligji për ndalimin e duhanpirjes është një ligj i mirë. “Prej fillimit ky ligj ka pasur përkrahje nga qytetarët. Është një ligj që ka gjet përkrahje tek qytetarët. Sot në shuam shtëpi kosovare nuk po pihet nëpër shtëpi, ku ka fëmijë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

Lila ka thënë se ka rritje të vetëdijesimit për ndalimin e duhanit. “Poenta e ligji është vetëdijesimi. Mendoj se ka rritje. Sot shikojmë, nuk pihet në banka, në spitale private. Pra ligji synon që të kemi parandiemi dhe vetëdijesim. Pra varet prej menaxhimit”, ka thënë ai.
Lila ka thënë se pronarët e kafiterive duhet që të mos lejojnë të pihet duhani, pasi që është kancer. Ai ka deklaruar se duhet të ketë vetëdijesim për fëmijët që të mos pinë duhan, pasi që ata në moshë të re mund pinë në atë moshë që janë të pavetëdijshëm. Lila ka përmendur Komunën e Drenasit si shembull të mirë për respektim të ligjit.