Rruga “Nazmi Mustafa” në kryeqytet, mbyllet për qarkullim

19.10.2019 12:06:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë rruga “Nazmi Mustafa” në Lagjen “Pejton” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Sipas komunës, në Lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për  implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në këtë lagje.

“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet. Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftim.