Rrustemi: Çfarë faji ka Adem Grabovci?

17.09.2016 11:27:13

Një ish deputet i PDK-së, pas shpërthimit të skandalit “Pronto”,pyet se çfarë faji ka Adem Grabovci, protagonist kryesor i përgjimeve të publikuara.

Ish deputeti Naim Rrustemi thotë se ‘kur s’kanë çka me i ba magarit, i mshojnë samarit”.

“Implementimi i marrëveshjes PDK-LDK kurrsesi nuk mund të realizohet pa caktimin e përgjegjësve për implementim të pikës 7 dhe 8, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejte të komisionit të themeluar sipas pikës 16 të marrëveshjes përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të kësaj marrëveshje”, shkruan ia në Facebook, transmeton Politiko.

“Parimit të ndarjes se barabartë i nënshtrohen të gjitha pozitat e themeluara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, pika 8, pasi të gjitha pozitat politike janë specifikuar me pikat 7, 9, dhe 11, pra, mbesin ato që nuk janë politike dhe dikush duhet të kryej punët e marra si përgjegjësi që dalin nga marrëveshja”.

“Normal duke i përqafuar vlerat civilizuese perëndimore dhe në harmoni e politikat e BE’së, NATO’s dhe me marrëdhënie (gjithë marrje – po çka me ba) me SHBA’n. Pffffi s’kane çka me i ba magarit e i mshajnë samarit”, shkruan Rrustemi.