Rusia përhap frikë: Vaksina britanike për koronavirusin do t’i kthejë njerëzit në majmunë pasi…

16.10.2020 10:07:08

Në Rusi ka filluar një fushatë për të deskridituar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sipas “Daily Mail”.

Tabloidi shkruan se Rusia synon të përhapë frikë në lidhje me vaksinën, me pretendimin se do t’i kthejmë njerëzit në majmunë sepse përdor një virus të shimpazesë.

Rusia përhap frikë: Vaksina britanike për koronavirusin do

Ndërkohë janë shpërndarë edhe imazhe e video në rrjet. Disa u shfaqën në programin televiziv rus Vesti News.

Fushata ka potencialin të dëmtojë programin e Oksfordit duke u bërë thirrje fanatikëve anti-vaksinë.

Ai synon të godasë shitjet në vendet ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj Sputnik V.