Ruud van Nistelrooy i magjepsur nga ‘Fenomeni’ Ronaldo: Nuk kam parë kurrë si ai

19.03.2021 21:06:44

Ruud van Nistelrooy ‘ka ngritur në qiell’ legjendën braziliane të futbollit, fenonomenin Ronaldo.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid zbuloi se “El Fenomeno” “ka aftësitë më të mira që kam parë në jetën time”.

Vetë Van Nistelrooy ka patur një karrierë të shkëlqyer që zgjati 19 vjet, ku luajti me disa nga lojtarët më të mirë të epokës së tij, ndërsa ishte në ‘Old Trafford’ dhe ‘Bernabeu’.

Holandezi kaloi nga Mançester në Madrid në 2006, duke u bashkuar me Zinedine Zidane, David Beckham dhe sulmuesin fitues të Kupës së Botës, Ronaldo.

Ronaldo mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, duke pasur parasysh paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2002, edhe pse në vitet e fundit të gjithë bien dakord se braziliani është eklipsuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Van Nistelrooy beson se nëse ish-shoku i tij i skuadrës do të kishte mbajtur një mënyrë jetese profesionale dhe nëse nuk do të ishte lënduar, ai do të kishte më shumë trofeve të Topit të Artë sesa dy mega-yjet.