Sadiku: Tani dua t’i shënoj edhe Italisë!

27.02.2017 19:10:06

Është personazhi sportiv i javëve të fundit, futbollisti më në formë i ekipit tonë kombëtar, pasi ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje, duke i dhënë 7 pikë ekipit të Luganos dhe duke e shpëtuar nga rreziku i rënies nga kategoria.

Armando Sadiku po shijon momentin e tij pas rikthimit te Lugano, por ëndrra e tij është që një ditë luaj në një kampionat më të fortë, pse jo, sulmues i Interit, me të cilin ai është tifoz. Në një intervistë për “Konica.al”, sulmuesi kuqezi rrëfen gjithçka, për ekipin e tij, marrëdhëniet me trajnerin Tramezzani, pa harruar Kombëtaren shqiptare, ku ai beson se mund të marrin rezultat pozitiv ndaj Italisë.