Shqipëri: Sajmir Tahiri përjashtohet nga grupi i PS-së, Rama: Do jetë deputet i lirë

23.10.2017 10:19:59
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, ku ka refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Sajmir Tahirit, kryeministri Rama ka marrë gjithsesi një vendim të papritur.

Ai ka lajmëruar përjashtimin nga Grupi Parlamentar socialist të deputetit që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të Partisë Socialiste dhe jashtë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, – tha Rama