Selimi, Haradinajt: Zgjidhna neve mor burrë se na ke miq

03.10.2017 16:36:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se ka besim se kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkoj ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Kam një besim se do ta shkaktoj Rikalon. S’ka me duru Ramush ma, do ta shkarkojë”, ka thënë ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Tutje, në seancën ku po diskutohet për akuzat për krime lufte ndaj ministrit Nenad Rikalo, Selimi ka thënë se forca dhe fuqia e tij ia lejon Haradinajn që ta shkarkojë një ministër dhe atë duhet ta bëjë.

“Do kisha me i than Ramushit që mes këtij edhe neve, zgjidhna neve mor burrë se neve na ke miq e jo këta”, ka thënë Selimi.