Sëmuret rëndë ish-luftëtari i UÇK-së, Haradinaj kërkon ndihmë

27.06.2018 17:46:04

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Halim Tolaj i cili është i sëmurë.

Deputeti i AAK-së, pas vizitës që i bëri bashkëluftëtarit të tij ka kërkuar nga qytetarët ta ndihmojë Tolajn që të shërohet.

“Të nderuar miq, Miku dhe bashkëluftëtari im Halim Tolaj sot ka nevojë për neve.

Ta ndihmojmë luftëtarin e madh të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë qytetarët të shumtë janë mobilizuar që t’i ndihmojë Tolajt i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë për trajtimin e së cilës i nevojitet të udhëtojë jashtë vendit.