Serbeze Haxhiaj, Fituese e “Bursës Ballkanike për Ekselencë 2016”.

Serbeze Haxhiaj, Fituese e “Bursës Ballkanike për Ekselencë 2016”.

13.12.2016 12:07:30

Gjetja e temës, informacioni, standardi dhe guximi për marrje me një temë të ndjeshme për dëshmitarë të mbrojtur në një vend siç është Kosova, kanë bërë që që gazetarja e Radio Kosovës, Serbeze Haxhiaj, të jetë fituese e “Bursës Ballkanike për Ekselencë 2016”.

Haxhiaj e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka thënë se dhënia e një çmimi të tillë ka një domethënie të veçantë për të.

“Ngjarje e veçantë për mua. Kjo ofron dy elemente të rëndësishme: niveli akademik dhe mbështetja e gazetarëve hulumtues.  Tema është Mbrojtja e dëshmitarëve për Gjykatën Speciale. Tema nuk është publikuar, por është vlerësuar e para. Storia do të publikohet në janar. Tema do të vije në momentin edhe kur ndodhë ngjarja e rëndësishme. Storia do të botohet edhe në disa media ndërkombëtare”, ka treguar ajo.

“Kam takuar edhe dëshmitarë të mbrojtur. Unë kam intervistuar dëshmitarë të ndryshëm në periudha të ndryshëm. Ruajtja e dëshmitarëve është e vështirë në Kosovë. Ata i nënshtrohen një presioni të tmerrshëm”.

Haxhiaj ka thënë se siguria e dëshmitarëve çdokund është sfidë dhe në një mënyrë do të thotë shkatërrim i jetës së dikujt.

Haxhiaj ka kujtuar se ka fituar 12-13 çmime me shkrime me tema krimin e organizuar, korrupsionin e varfërinë. “Në Kosovë nuk është ambient i mirë për gazetari hulumtuese”, ka thënë ajo.