Shtyhet seanca për “Toka”

13.12.2016 12:17:26

Seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve e njohur si rasti “Toka”, është shtyrë për ditën e enjte, kjo pasi që ka munguar Hajrullah Berisha, njeri ndër të akuzuarit 39 të akuzuarit në këtë rast.

Prokurori i rastit, ka thënë se Hajrullah Berisha, nuk ka qenë as dje prezent në seancë dhe për këtë ka kërkuar nga gjykata që ta lëshoj një urdhër arrest për arrestimin e të pandehurit Hajrullah Berisha dhe për këtë ai ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet për ditën e enjte, raporton .

“Për të pandehurin Hajrullah Berisha, kërkoj që ta lëshoni një kërkesë për arrest, ai jo vetëm që nuk ka qenë dje prezent, mirëpo, ai e ka shkelur edhe masën kufizuese që është caktuar ndaj tij që të mos largohet nga vendi. Andaj, sugjeroj që të shtyhet seanca e sotme që të shqyrtohet mundësia për arrestimin e të pandehurit Berisha”, ka thënë prokurori i kësaj çështje penale.

Ndërkaq, avokati i Hajrullah Berishës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se nuk e din se ku ndodhet klienti i tij

“Ju kam njoftuar me shkrese në lidhje me kontaktet që i kam pasur me të, ne jemi marrë vesh që të paraqitet ne seancën e djeshme, ai nuk është paraqitur, prandaj, unë dje ju kam lajmëruar me shkresë, për të qenë i sinqertë unë nuk e di se ku është, unë e kam siguruar një numër të telefonit për të komunikuar më të”, ka thënë avokati Krasniqi.

I pandehuri është në Maqedoni i cili ka premtuar që do të vijë në seancë.

Prokurori për të pandehurin Hajrullah Berisha, është që ta lëshoni një kërkesë për arrest, ai jo vetëm qe nuk ka qenë dje prezent, ai e ka shkelur edhe masën kufizuese që është caktuar ndaj tij që të mos largohet nga vendi, nëse është e vërtetë që ai të këtë lëshuar Kosovën.

Sugjeroj qe të shtyhet seanca e sotme që të shqyrtohet mundësia për arrest.

Avokati i Hajrullah Berishës, Ramiz Krasniqi, ju kam njoftuar me shkrese në lidhje me kontaktet që i kam pasur me të, ne jemi marrë vesh qe të paraqitet ne seancën e djeshme, ai nuk është paraqitur, prandaj, unë dje ju kam lajmëruar me shkresë, për të qenë i sinqertë unë nuk e di se ku është, unë e kam siguruar një numër të telefonit për të komunikuar më të.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Arcadiuss Sedek, e ka mbështetur kërkesën e prokurorit për shtyrje të seancës për ditën e enjte me ç’rast ka thënë se do të lëshoj urdhër-arrest për arrestimin e Hajrullah Berishës.