Serbi që festoi Vitin e Ri në Tiranë, i mahnitur nga mikpritja e shqiptarëve (Video)

02.01.2017 19:37:54

Mes shumë qytetarëve shqiptarë që pritën Vitin e Ri në sheshin “Nënë Tereza”, ishte edhe një djalë i ri serb i cili duket se ka zgjedhur Tiranën për të pritur ndërrimin e viteve.

I riu në fjalë identifikohet në rrjetin “YouTube” si “Serbian Guy”, pra djali nga Serbia.

“Unë jam një djalë serb. Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri.

Kam qenë edhe më parë dhe kam udhëtuar nga jugu në veri”. e nis rrëfimin e tij i riu në videon që ka postuar pak para mesnatës së 31 dhjetorit, transmeton albeu.

Siç e shpjegon edhe ai vetë më pas, në një tjetër video, ai ka mbetur i mahnitur nga mikpritja dhe atmosfera festive e shqiptarëve.