Serbia po tregon se është kundër Asociacionit dhe kundër marrëveshjeve të Brukselit

25.11.2016 17:00:26

Nga Rexhep Kastrati

Që nga viti i kaluar, vazhdimisht kam thënë se Serbia nuk është e interesuartë zbatojë marrëveshjet e brukselit, e së këndejmi as Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sepse ajo e ka të qartë se me zbatimin e tyre, do të detyrohet të braktisë Kosovën. Edhe pse një pjesë e marrëveshjeve kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me serbët lokalë, dhe si të tilla janë të favorshme për ta, megjithatë, janë larg synimeve strategjike të Serbisë, e cila ka synuar dhe synon o ndarjen e Kosovës, o krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë. Marrëveshja për Asociacionin, edhe pse e hartuar në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit 2013, megjithatë nuk mundëson as krijimin e “Republika Srpskës”, as ndarjen e Kosovës. Tashmë kur Kosova ka paraqitur raportin periodik për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe në të cilin për Asociacionin ka thënë se “nuk do të ketë ndonjë kompetencë ekzekutive dhe nuk do të jetë një shtresë e tretë e qeverisjes në Kosovë. Siç parashihet në pikën 2 të kësaj Marrëveshjeje, kjo marrëveshje është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kështu që statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 dhjetor 2015.”, Serbia e ka të qartë se në Statutin për Asociacionin nuk do të përfshihen kompetenca ekzekutive. Në fakt, ky përcaktim i shpërfaqur sot në Bruksel, duket se ka qenë arsyeja që e ka bërë të reagojë me emocione Marko Gjuriqin dhe të deklarojë se është kundër Asociacionit ” të Thaçit dhe të Mustafës”. Mirëpo, kjo është vetëm një formë taktizuese dhe kundërshtuese ndaj Asociacionit, pikërisht për arsyet që përmenda më lartë dhe që i kam thënë vazhdimisht që nga viti i kaluar. Në anën tjetër, intrigat dhe taktizimet që Serbia do t’i bëjë lidhur me marrëveshjen për Asociacionin, do t’i bëjë edhe për të mos zbatuar marrëveshjet e tjera, e sidomos shpërbërjen e strukurave paralele të saj në Kosovë. Pra, tash do të mund të ballafaqohemi me intriga dhe me kundërshtime lidhur me Asociacionin, dhe me zbatimin e marrëveshjeve të tjera që nuk ka dëshirë t’i zbatojë. Pra, mungesën e vullnetit për të zbatuar marrëveshjet, pra edhe për të krijuar një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Serbia do të përpiqet ta mbulojë me gjoja zbatimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, pra pa vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Këtë nuk e bën se ka vullnet ta zbatojë atë marrëveshje, por ngaqë në këtë mënyrë pretendon të rindezë dhe të ritensionojë situatën në Kosovë, duke i fryrë zjarrit ndërmjet partive politike shqiptare. Se është kështu, dëshmon fakti se Ivica Daçiq, më 2013 ka pasur shumë hamendësime lidhur me marrëveshjen e 19 prillit 2013, e që do të thotë se nuk ka qenë i kënaqur as me atë marrëveshje. Prandaj, edhe marrëveshja e 25 guhtit të vitit të kaluar për Asociacionin, në fakt është plotësisht i papranueshëm për Serbinë, por gjithnjë ka pritur që të përfitojë nga një konflikt politik, me mundësi kalimi edhe në konlfikt fizik ndërmjet vetë shqiptarëve. Dhe pas një konflikti të tillë qoftë politik, qoftë edhe fizik, Serbia ka pritur të zbatojë skenarë ukrainas dhe ta bëjë fakt të kryer ndarjen e Kosovës. Mirëpo, tashmë kur është bërë e qartë se nuk do të ketë Asociacion jashtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pa shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, Serbia e ka të qartë se nuk do të mund të presë përfitime të planifikuara nga ajo, prandaj edhe taktizon dhe bën intriga me të cilat synon të krijojë një trysni të Brukselit ndaj Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e 25 gushtit pa vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, e në anën tjetër, të rindezë konfliktin brendashqiptar. Në këtë mënyrë Serbia do ta bënte përgjegjëse Kosovën për moszbatim marrëveshjesh, edhe do të fuste shqiptarët në konflikt ndërmjet tyre. Serbia, ndërkaq, e ka të qartë se në marrëveshjen e 25 gushtit 2015, përkatësisht me pikën  2 të saj, edhe hartimi, edhe ndryshimi i Statutit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, prandaj, është e pamundur që të imponohet ndonjë përmbajtje statutore që do të binte ndesh me kushtetutën e Kosovës. Prandaj, edhe nuk është për zbatimin faktik të saj, por ka bërë dhe bën se është për zbatimin e saj vetëm bazuar në shpresën se Kosova nuk do të jetë në gjendje ta zbatojë. Në këtë kuptim, kundërshtimet në Kosovë kanë qenë dhe janë në interes të Serbisë, e jo të Kosovës. Qëllimi është që Kosova të mos bëhet përgjegjëse për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, kur në fakt mund t’ia faturojë Serbisë këtë përgjegjësi. Pra, Kosova duhet të taktizojë dhe të luajë mirë lojën diplomatike që të mos bëhet përgjegjëse, por këtë përgjegjësi t’ia kalojë Serbisë. Kosova duhet ta kuptojë se edhe reagimi i sotëm emocional i Gjuriqit ka pikërisht si qëllim që të mos zbatojë marrëveshjet, por përgjegjësinë t’ia faturojë Kosovës. Në fakt, kështu ka bërë vazhdimisht, dhe kur nuk ka mundur ka kërkuar rinegocim marrëeshjesh për zbatim marrëveshjesh me qëllim që të vonojë, të pengojë apo edhe të bëjë onstruksione të tjera lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Kosova duhet të bëjë gjthçka që ballfaqimin me Serbinë ta kthejë ballafqim ndërmjet Beoradit dhe Brukselit, e jo ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pra, Kosova duhet të bëjë gjithçka që Serbinë ta bëjë përgjegjëse dhe ta vëjë në pozitën e një shteti që nuk zbaton marrëveshjet, prandaj edhe që nuk do normalizim marrëdhëniesh me Kosovën dhe stabilitet në rajon. Identifikimi i Serbisë së shtet që nuk zbaton marrëveshjet, që nuk do normalizim marrëdhëniesh me Kosovën dhe që nuk do stabilitet në rajon, është fitorja më e madhe e Kosovës, që mund ta ketë vlerën e një fitore të dytë të madhe ndaj saj, pas fitores së vitit 1999. Bombardimi diplomatik që mund t’i bëhet pastaj Serbisë, do ta ketë peshën e bombradimeve të NATO-s.