Seria A, edhe dy futbollistë me koronavirus; futen në karantinë

14.03.2020 13:15:30
FLORENCE, ITALY - MAY 26: Team of ACF Fiorentina prior the Serie A match between ACF Fiorentina and Genoa CFC at Stadio Artemio Franchi on May 26, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Koronavirusi po infekton me shpejtësi dhe futbollistët italianë. Ditën e sotme, Fiorentina konfirmoi se 2 futbollistët e saj Patrik Kutrone dhe Xherman Pecela, së bashkua me fizioterapistin e skuadrës “vjollcë” Stefano Daineli janë infektuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të futbollit të Firences.

Mbrëmjen e djeshme po nga Fiorentina rezultoi se edhe sulmuesi serb Dragisha Vlahoviç është infektuar me koronavirus. Deri tani, numri i lojtarëve të Serisë A të infektuar me koronavirus ka shkuar në 9.