Seria A në alarm/ Një tjetër futbollist me koronavirus, pritet të izolohet gjithë ekipi

13.03.2020 22:57:12
FLORENCE, ITALY - DECEMBER 15: Dusan Vlahovic of ACF Fiorentina celebrates after scoring a goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on December 15, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç në Serinë A, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Serbi nuk shfaqi simptoma, por rezultoi pozitiv, teksa klubi i Fiorentinës deklaron në një status në rrjetet sociale, se ai tashmë është në shtëpi.

Pas Ruganit të Juventusit dhe Gabbiadinit të Sampdorias, Vlahoviç bëhet lojtari i tretë i prekur nga koronavirusi, teksa bota e futbollit është prekur edhe në Angli me Mikel Artetën trajnerin e Arsenal dhe talentin anglez të Chelsea, Callum Hudson- Oddoi.

Pritet që edhe ekipi i Fiorentinës të vendoset në karantinë për shkak se Dushan Vlahoviç, ka qenë pjesë e stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij, para se të rezultonte pozitiv.