Presidenti Trump shpall emergjencë kombëtare në SHBA për shkak të koronavirusit

13.03.2020 22:51:16
President Donald Trump speaks during a news conference about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Friday, March 13, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kreu i shteti amerikan doli në një konferencë të jashtëzakonshme, ku tha se vendi po kalon një moment të vështirë.

“Ne do të caktojmë një fond prej 50 miliardë dollarësh, që është një shumë e madhe parash për shtetet dhe territoret dhe lokalitetet në luftën tonë të përbashkët kundër sëmundjes”.

Ai u kërkoi shteteve që të ngrenë menjëherë qendra operacionale emergjence për të luftuar koronavirusin.

Në bazë të këtij vendimi, fondet do të përdoren për të lehtësuar rregullat e sigurimeve shëndetësore, e gjithashtu do të përshpejtojnë krijimin e spitaleve të reja dhe kërkimet për kura të reja.

Deri tani në SHBA ka 1701 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 40 vdekje.