Nuk hetohej dhunimi i gruas së tij, në shenjë proteste preu gishtat me sharrë (Foto)

16.08.2016 18:07:21

Një burrë nga Magnitogorsk i Rusisë, i ka prerë me sharrë dy gishta në shenjë proteste, sepse Policia nuk po e hetonte rastin e dhunimit të gruas së tij.

Igor Gubanov ka thënë se do ta presë për çdo javë nga një gisht, derisa të zbardhet në tërësi rasti i këtij sulmi seksual.

Pastruesi i rrugëve dhe gruaja tij Salima Muhamedyanova, ishin përzënë nga vendi ku jetonin, sepse fqinjët ishin ankuar se ata ishin të ‘dehur dhe të çrregullt’. Mirëpo, ata janë kthyer sërish pas disa orëve.

Të nesërmen, Muhamedyanova është ankuar se një polic e ka rrahur, kurse tjetri e ka dhunuar. Madje, ajo i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ku është gjetur evidencë e marrëdhënies seksuale dhe dhunës fizike.

Mirëpo, ende nuk janë hapur hetime ndaj dy policëve që e kanë kryer marrëdhënien seksuale.

“Po thonë se unë e kam dhunuar gruan, vetëm që të përfitojë materialisht. Ajo është e dhunuar dhe unë do t’i pres të gjithë gishtërinjtë, derisa nuk zbardhet rasti” ka thënë Gubanov.

Avokatja e tij, ka thënë se është në dijeni të këtij vetëlëndimi, por se nuk ka çfarë t’i bëjë, ndërsa ia kupton gjendjen e rëndë.

Preu gishtat me sharrë ne shenj proteste qe nuk po hetohet dhunimi i gruas se tij foto 2

Preu gishtat me sharrë ne shenj proteste qe nuk po hetohet dhunimi i gruas se tij foto 3

Preu gishtat me sharrë ne shenj proteste qe nuk po hetohet dhunimi i gruas se tij foto 4

Preu gishtat me sharrë ne shenj proteste qe nuk po hetohet dhunimi i gruas se tij foto 5