Daniel Serwer: Trump po kërkon sukses, dialogu s’do të vazhdojë për shkak të zgjedhjeve në Serbi

28.01.2020 12:57:58

Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, është shprehur i bindur se dialogu nuk mund të vazhdojë pa zgjedhjen e probleme politike të brendshme.

Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, një herësh edhe profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, në Uashington, ka bërë të ditur se dialogu Prishtinë-Beograd nuk mund të rifillojë para formimit të qeverisë së Kosovës dhe para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

Siç raporton mediumi serb “Tanjug”, Serwer ka thënë se, nuk është në interes të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve gjatë kohës sa është fushata zgjedhore në Serbi.

“Unë nuk mendoj se dialogu mund të vazhdohet para formimit të qeverisë së Kosovës sepse ai mund të vonohet edhe më shumë në zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në muajin maj”, theksoi Serwer, i cili shtoi, se nuk është në interes të Kosovës që të rinis dialogun në kohën kur Serbia është në fushatë zgjedhore.

Lidhur me Letrën e Qëllimit për krijimin e një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rifilluar trafikun hekurudhor, Serwer theksoi se që të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, dhe se taksa duhet të hiqet, por që në të njëjtën kohë, edhe Serbia duhet ta ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës.

Sipas tij, edhe insistimi i presidentit amerikan, Donald Trump, që të arrihet një sukses ndërkombëtar ka të bëj me largimin e vëmendjes nga gjykimet që janë duke u bërë kundër tij në Senatin amerikan.