Shaip Muja bënë publike idenë e re për demarkacionin (Video)

13.09.2016 21:54:40

Deputeti nga rradhët e PDK-së, Shaip Muja ka folur në “Rrokum Roll” për propozimin e tij lidhur me demarkacionin.

Ai ka thënë se i ka besuar qysh në fillim Komisionit Shtetëror, por ai ka filluar të interesohet në mënyrë të pavarur dhe sipas tij, ai ka gjetur fakte dhe ka ndryshuar mendimin.

“Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj për ta mbrojtur çështjen e demarkacionit, ndërsa propozimi im është të vij fillimisht në kuvend dhe të kaloj në Komision, ku kanë marrë pjesë të gjitha partitë”, ka thënë Muja.

Ai ka thënë se me propozimin e tij mund të arrihet një konsensus nacional duke shtuar se këtë propozim do ta protokolloj nesër në Kuvendin e Kosovës.